Mbahet “Java Artistike Studentore” në Pejë

Mbahet “Java Artistike Studentore” në Pejë

Kultura June 16, 2019 - 10:27
Lexoni detajet

Fakulteti i Arteve “Haxhi Zeka” në Pejë ka realizuar edicionin e II, të “Javës Artistike Studentore” gjatë muajit qershor. Siç dhe u vlerësua netët që janë zhvilluar me plot aktivitete, të cilat kanë rezultuar si të suksesshme duke sjellë publik në masë.

“Këto net interesimi i publikut bëri që kjo ngjarje të bëjë jehonë te të gjithë artdashësit, duke e potencuar që të pranishëm ishin figura të ndryshme artistike dhe të tjerë, që kontribuuan për vlerat artistike të qytetit”, shkruhet në përshkrimin mbi aktivitetet.

Në natën e parë programi përfshinte aktivitete ku nga muzika e dhomës studentët performuan në formacione të ndryshme, duke treguar vlera artistike me program nga kompozitorë të huaj, gjithashtu edhe shqiptarë. Në natën e dytë programi ishte kryesisht nga instrumentistët, ku studentët patën një përgjegjësi të madhe para publikut duke e emocionuar publikun me performancën e tyre. Ndërsa nata finale ishte e organizuar në formë përmbyllëse, duke i dhënë karakterin plotësues kësaj jave artistike. Në këtë natë në program përfshiheshin filma të metrazhit të shkurtër nga studentët e drejtimit Regji Filmi dhe Televizion, pastaj performuan orkestra e fakultetit dhe përmbyllja u realizua me korin e fakultetit. Në natën finale u ndan disa mirënjohje dhe falënderime, për artistë që kontribuuan me vite për të ngritur vlerat e artit.

“Tani duhet të theksohet se këto aktivitete tash e tutje do të shndërrohen në aktivitete tradicionale, që Fakulteti i Arteve të organizojë për çdo vit ‘Javën Artistike’, duke i sjellë emocione publikut ashtu siç ka ditur të na befasojë edhe këtë edicion”, shkruhet në faqen e universitetit.

Fakulteti i Arteve është themeluar në vitin 2012 në Pejë, në kuadër të universitetit "Haxhi Zeka”./ZERI