Përurohet shtëpia e Kulturës në Obiliq

Përurohet shtëpia e Kulturës në Obiliq

Kultura qershor 14, 2019 - 19:00
Lexoni detajet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka përurua sot Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në qytetin e Obiliqit, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Në ditën e çlirimit të Komunës së Obiliqit, në një ceremoni festive me shumë aktivitete kulturore është përuruar pallati i shtëpisë së kulturës së këtij qyteti.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “pa dyshim është një ditë e veçantë, që në këtë ditë feste për qytetaret e Komunës së Obiliqit ne po e përurojmë një objekt të bukur i cili i ka munguar qytetareve të kësaj komune. Shtëpia e Kulturës” Xhavit Haziri” i cili mban emrin e heroit te kombit është një  projekt i cili është i mbështetur financiarisht nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Tutje ministri Gashi tha se “mbetet përkushtim i yni që për të gjitha komunat e vendit tone të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e jetës kulturore”.

Ky projekt i financuar nga ana e MKRS-se kap vlerën prej afro një milion eurosh dhe do jetë një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e jetës kulturore në këtë komune.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Obliqit, Xhafer Gashi falënderuan ministrin Gashi për punën, angazhimin  dhe përkrahjen e tij drejt finalizimit të këtij projekti i cili do të jete në shërbim të qytetareve te komunës kësaj komune.

Image