Serbia ankohet në UNESCO për Kishën e Novobërdës, ndonëse Komuna udhëhiqet nga serbët
FOTO: Laura Hasani

Serbia ankohet në UNESCO për Kishën e Novobërdës, ndonëse Komuna udhëhiqet nga serbët

Kultura June 13, 2019 - 10:33
Lexo tjera detaje

Ministri serb i Kulturës dhe Informacionit, Vlladan Vukosavljeviq i është drejtuar me një letër drejtoreshës së përgjithshëm të UNESCO-s Audrey Azoulay në të cilën ai shprehu “shqetësim të madh” në lidhje me gjendjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, raporton portali Kossev, transmeton zeri.info.

Siç u tha, letra është dërguar me rastin e “përpjekjeve të shpeshta për rrëmbimin e trashëgimive të rëndësishme të kulturës serbe dhe pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore serbe dhe fetare në Kosovë, e cila është përsëritur në rastin e ‘falsifikimit’ të së vërtetës në lidhje me Kishën Ortodokse Serbe të Shën Nikollës në Novobërdë”.

Vukosavljeviq thotë se “tempulli daton në mesin e shekullit të 14 dhe është ndërtuar në stilin roman, si dhe shumë tempuj të tjerë serb nga ajo kohë”. Ai paralajmëroi se “Instituti Arkeologjik i Kosovës ka realizuar punime me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, në rindërtimin e këtij lokaliteti të shenjtë, duke e quajtur atë me një emër të ri, restaurimi i katedrales në Artanë, dhe duke e trajtuar atë si një katedrale katolike romake”./Zeri