Jetullah Sylejmani, fitues i çmimit “Ditët e Kulturës 2019” në Ferizaj

Jetullah Sylejmani, fitues i çmimit “Ditët e Kulturës 2019” në Ferizaj

Kultura qershor 09, 2019 - 11:09
Lexo më shumë detaje

 

Vepra e artistit Jetullah Sylejmani u vlerësua për herë të parë edhe në qytetin e tij në Ferizaj, me çmimin “Ditët e Kulturës 2019” në ekspozitën tradicionale “Ditët e Kulturës”, e organizuar nga SHAF “Zef Kolombi” dhe nga Galeria e Arteve në Ferizaj.

Xhemile Murati, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt, bëri ndarjen e çmimit dhe hapjen zyrtare të ekspozitës.

Në këtë ekspozitë morën pjesë rreth 30 artistë me punime në mediume të ndryshme artistike, si: vizatim, pikturë, skulpturë, grafikë, karikaturë, instilacion, art konceptual, fotografi. Punimet e artistëve për nga përmbajtja e tyre konceptuale dhe artistike u vlerësuan nga ana e jurisë në përbërje prej Burim Ukiçit kryetar i jurisë, Zenun Sherifit anëtar, Laura Brahimit anëtare dhe kuratori i ekspozitës Ilmi Sadiku.

Në këtë edicion të kësaj ekspozite Galeria e Arteve ndau mirënjohje për artistin Emin Hasani për punën dhe për kontributin e dhënë ndër vite në artin pamor në Ferizaj.

Rikujtojmë se Jetullah Sylejmani ka ekspozuar dhe ka prezantuar punën në ekspozitat dhe në institucionet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Galeria Kombëtare e Kosovës, Galeria Kombëtare e Maqedonisë, Muzeu Kombëtar i Shqipërisë, qendra për art bashkëkohor “Stacion” Prishtinë, “Art House” në Shkodër, “Cittadelarte” në Itali, galeria “Art-Villamagna” në Francë, galeria “Arte Maggiore” “Icreattivi Rione Monti” në Romë, Itali, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ekspozitë në Zarë, Kroaci, biblioteka “Editrice Vaticana” në Romë, Itali etj.

Ky çmim për artistin Jetullah Sylejmani vlerësohet se vjen pas disa sukseseve paraprake artistike, ku në të gjitha ngjarjet dhe ekspozitat artistike është vlerësuar nga juritë e pavarura, profesionale e ndërkombëtare.