Kosova nderoi nobelistin e paqes, Ernesto Kahan me Çmimin “Doctor Honoris Causa”

Kosova nderoi nobelistin e paqes, Ernesto Kahan me Çmimin “Doctor Honoris Causa”

Kultura May 24, 2019 - 18:13
Lexoni detajet

Në një ceremoni madhështore Kolegji AAB sot ka nderuar me Çmimin “Doctor Honoris Causa”, nobelistin  izraelito-argjentinas, z.Ernesto Kahan, me motivacionin: për kontributin e vazhdueshëm për promovimin e paqes në botë përmes artit dhe leterësisë. Me Çmimin “Doctor Honoris Causa”, nga Kolegji AAB sot u nderua edhe historiani shqiptar, z.Uran Butka, me motivacionin: për kontributin e dhënë historisë, leterësisë dhe kulturës shqiptare.

Në cermoninë e laurimit morën pjesë përfaqësues shtetërorë të vendit, përfaqësues të shoqërisë civile, profesorë e studentë. Prof.dr. Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit AAB, para të pranishmëve mysafir tha se ndihet i nderuar që ndan titullin “Doctor Honoris Causa” për dy personalitete të shquara të përmasave globale. Ai në fjalën e tij përshëndetësë shtoi se laureimi i këtyre dy figurave të shquara, të zotit Kahan dhe Butka e bënë krenar edhe institucionin e parë jopublik në vend, Kolegjin AAB.

“Z. Ernesto Kahan është një ndër personalitet e shquara botërore që jetën e tij e ka vënë në shërbim të shkencës, letërsisë e artit, e mbi të gjitha në shërbim të paqes. Fundja kjo është ajo që i duhet botës, kjo është ajo që i duhet njerëzimit. Bota me zotin Kahan ndjehet më e fortë dhe më e sigurtë. Ndërsa, i laureuari tjetër i sotshëm z. Uran Butka, një personalitet i përmasave kombëtare, historian, shkrimtar, studiues, disident, intelektual i kohërave të vështira për Shqiprëinë dhe shqiptarët, njeri që ka bërë shumë, që ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë.

Veprat e Uran Butkës janë të një rëndësie dhe peshe të veçantë në historinë dhe leterësinë shqipe”, tha rektori Tafa. Ndërsa profesoresha e Kolegjit AAB, Venera Llunji, në rolin e laudatores së z. Ernesto Kahan, tha se si rezultat i angazhimit, përkushtimit dhe punës së tij të pandalur në përfaqësimin e denjë të humanitetit mbarëbotëror në fushat e mjekësisë dhe letërsisë, Senati i Kolegjit ka vendosur që titullin Doctor Honoris Causa për merita të veçanta në letërsi dhe humanizëm mbarëbotëror, t’ia ndajë profesorit, mjekut, humanistit, poetit Ernesto Kahan.

Në prani të mysafirëve, prof. Ekrem Kyreziu, laudatori i çmimit “Doctor Honoris Causa”, për historianin dhe shkrimtarin, z.Uran Butka tha se Butka ishte një historian i pashoq dhe një veprimtar shqiptar që ka pasur një jetë që ia ka kushtuar veprës. Një njeri i pasionuar i cili në jetën e tij ka luftuar që të lërë shenjë në mbarë njerëzimin. Në fjalën e tij falënderuese, doktori i nderit i Kolegjit AAB, Ernesto Kahan tha se Kosova është vendi që duhet të dijë e gjithë bota për të.

“Kur ju vizitoj juve, të gjithë me thonë: ne jemi shtet i vogël, por unë e di dhe e ndjej që ju jeni një shtet i madh, me kulturë të mrekullueshme dhe histori të gjatë. Të gjithë ju si popull jeni krenarë për identitetin dhe gjuhën tuaj. Unë mendoj se bota duhet të dijë më shumë për ju”, u shpreh z. Kahan. Ai u zotua se do të jetë përgjegjësi e tij të prëfaqësojë Kosovën në mbarë botën. Nga ana tjetër, i laureuari i dytë, z, Uran Butka, u shpreh tejet falënderues ndaj Kolegjit AAB për çmimin e dhënë.

Ai tutje shtoi se AAB është kultivues i vlerave modern, akademike, shkencore, demokratike dhe civilizuese. Që nga themelimi e deri më sot me këtë titull Kolegji AAB ka nderuar vetëm tre  personalitete të shquara me çmimin “Doctor Honoris Causa”, Presidentin e Kroacisë z. Stjepan  Mesiq, për kontributin dhe përkrahjen e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenin e Republikës së Hundorasit, vetëm pak ditë pasi ky vend e kishte njohur pavarësinë e Kosovës si dhe Dekanin e korit diplomatik të akredituar në vendin tone, ambasadorin e Holandës, z. Robert Bosh.