Filharmonia e Kosovës me performancë të jashtëzakonshme në koncertin e paqes në Paris

Filharmonia e Kosovës me performancë të jashtëzakonshme në koncertin e paqes në Paris

Kultura May 23, 2019 - 22:05
Lexoni detajet

Filharmonia e Kosovës mbrëmë ka mbajtur një koncert të jashtëzakonshëm në Paris të Francës.

Ky koncert i cili është përgatitur për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin  1999 dhe i  kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Ambasada e Francës në Kosovë ishte iniciatore e këtij evenimenti të madh ku u prezantuan 110 performues në skenë.

Ndërsa ambasador i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili ndoqi nga afër koncertin, është shprehur që ky koncert ka zgjuar emocione tek të gjithë të pranishmit.

“Një performancë e jashtëzakonshme, nën dirigjimin e Baki Jasharit, që zgjoi emocione tek të gjithë të pranishmit me rastin e shënimit të 20 vjetorit të mbarimit të luftës në Kosovë. Një ngjarje për t’i bërë homazh të gjitha viktimave të luftës dhe për ta falënderuar Francën dhe të gjithë ata që na përkrahën në ato momente dramatike para 20 vitesh”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai gjithashtu ka falënderuar për përkrahje të gjitha institucioneve dhe partnerët e kësaj ngjarje. / KultPlus.com

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image