"Perseveranter”, libri i ri autores Zade Kuqi

Kultura May 23, 2019 - 17:15
Lexoni detajet

Sapo është botuar nga shtëpia botuese “Pjetër Bogdani”, libri me poezi “Perseveranter” i autores Zade Kuqi, shkruan zeri.info.

Ky libër ka 300 faqe dhe është kjo vepra e 10-të e rradhës e poetes dhe prozatores Zade Kuqi. Brenda tij lexuesi gjen ciklet: “Mbrojtja e ngjyrave”, “Shkretëtira e qiellit”, “Dejtë e egër”, “Dashuria, kambanë e manushaqtë”, “Krahët e minutave”, “Në tjetër kohë Faik Konicës s’mund t’i shkruhet më hiç”, ndërsa janë inkuadruar 224 poezi të një game të tërë tematike.

Vepra “Perseveranter” kthehet në sinonim poetik të botimeve letrare në vend, ndërsa autorja ngrihet në nivel ikonografik tekstual krijues. Është, pra, një omega e tërë përmbajtësore e, kështu, një realizim artistik për lavdatë, duke sprovuar stil, risi shtjellimi karakteristik poetik, refleksion estetik të origjinalitetit shumë tërheqës.

Që nga shkrimet e para, autorja Zade Kuqi u dallua për identitetin e saj artistik të shfaqjes së një bote, mbrujtur me shumë pasion, laryshi trajtimi të substancës, lirimi nga konvencat e kodet sipërfaqësore dhe rezultatet u dukën menjëherë. Zëri