Çmimi “Man Booker”, për herë të parë në Arabi

Çmimi “Man Booker”, për herë të parë në Arabi

Kultura May 23, 2019 - 09:51
Lexo më shumë detaje

 

Autorja e Omanit, Jokha Alharthi, ka fituar këtë vit çmimin ndërkombëtar “Man Booker”, duke u bërë kështu shkrimtarja e parë arabe që fiton këtë çmim. Romani i saj “Celestial Bodies” përqendrohet në jetën e tri motrave dhe familjeve të tyre që po përballen me ndryshimet shoqërore në Oman.

Juria e ka përshkruar librin si “një pasqyrë të imagjinuar, të angazhuar dhe poetike”.

Alharthi ndan çmimin prej 50.000 £ (63.000 $) me përkthyesen e saj, akademiken amerikane Marilyn Booth. “Unë jam e kënaqur që një dritare është hapur për kulturën e pasur arabe”, u tha Alharthi gazetarëve pas ceremonisë në Roundhouse në Londër. “Oman më ka frymëzuar, por mendoj se lexuesit ndërkombëtarë mund të lidhen me vlerat njerëzore në libër - liria dhe dashuria”, ka theksuar ajo.

Çmimi është gjithashtu një arritje e madhe për botuesit “Sandstone Press”, një kompani e vogël në Dingwall të Skocisë, me katër anëtarë të stafit me kohë të plotë dhe që boton mes 20 dhe 25 librave në vit.