Cineplexx organizon Couples Night me 23 maj

Cineplexx organizon Couples Night me 23 maj

Kultura May 22, 2019 - 11:42
Image

 

Cineplexx do të organizojë eventin Couples Night, me premierën e filmave “Aladdin” dhe “The Sun is also A Star”.

Përveç premierës botërore të këtyre filmave, ku do të mbahen me 23 maj prej orës 19:00, do të ketë:

Love Menu (1 Popcorn XL, 2 Pije 0,75l, 1 Biscolata) për vetëm 6.90€
Photobooth me foto të printuara FALAS

Image

Aladdin

Filmi klasik nga Dinsey ritregon historinë e Aladdin, një djalë i thjesht i rrugëve i cili nxjerr një xhind nga një llambë magjike ku jeta e tij fillon të ndryshojë. Xhindi i jep rastin Aladdin ti ja plotësoj 3 dëshira, duke e shndërruar atë në një princ simpatik në mënyrë që ta fitoj zemrën e një princeshës të bukur. Por së shpejti, një magjistar i keq bëhet i zjarrtë për ta pasur llambën për veti, për qëllimet e tij të këqija. Film me regji nga Guy Ritchie dhe aktorë kryesor Will Smith, Mena Massoud dhe Naomi Scott.

Image

The Sun is also A Star

Film i bazuar në romanin e Nicola Yoon flet për dy adoleshentë ku fati i bashkon dhe gjatë ditës ata bien në dashuri me njëri tjetrin. Mirëpo ata kanë një sfidë të madhe, atyre ju kanë mbetur vetëm disa orë sepse është dita e saj e fundit në SHBA, Natasha po lufton për dëbimin e familjes së saj aq ashpër sa ajo po lufton ndjenjat e saj të hershme për Danielin, i cili po heziton për ta bindur se janë të vërteta. Romancë me aktorë të njohur nga serialet Riverdale dhe Black-ish, Charles Melton dhe Yara Shahidi.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.