'Street Party Prishtina' edhe këtë vit te Kafet e Vogla

'Street Party Prishtina' edhe këtë vit te Kafet e Vogla

Kultura May 18, 2019 - 16:10
Lexoni detajet

“Next Level” dhe kafiteritë e kafeve të vogla edhe këtë vit do të bashkojnë forcat që ta organizojne edicionin e dytë “Street Party Prishtina”, tek rruga Fehmi Agani.

Rruga do të jetë e bllokuar në dy korsi ku do të ketë shumë muzike, art dhe inovacion.

Dë të jetë një skenë e madhe me artist lokal dhe ndërkombëtarë, dhe gjithashtu do të ketë kënd të posaçëm për artistë dhe inovatorë të rinj ku mund t’i ekspozojnë, shesin, promovojnë punët dhe shërbimet e tyre tek këndi që do iu ofrohet pa pagesë.

Edicionin e kaluar vlen të përmendet që artistët dhe inovatorët e rinj kanë shitur shërbime si dhe punët e tyre artistike me qasjen direkte me klientët gjatë eventit.

Thirrjet për artistë dhe inovatorë të rinj janë publikuar në faqen e Facebook te Next Level.

Telegrafi në bashkëpunim me organizatorët do t’ju sjellë më vonë informata më të hollësishme gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Eventi edhe këtë vit është nën Patronatin e Komunës së Prishtinës, ne kuadër të aktiviteteve 20/20, përkrahur nga “Win Music Freedom”, për pjesën kreative “Black Bird Marketing” si dhe Sponsor Medial – Telegrafi.

Image 
Image