Muzeu i Artit të Padukshëm, 10.000 dollarë për diçka që nuk ekziston

Muzeu i Artit të Padukshëm, 10.000 dollarë për diçka që nuk ekziston

Kultura May 17, 2019 - 11:27
Lexo më shumë detaje

 

Muzeu i Artit të Padukshëm është një projekt arti që duket po aq qesharak sa tingëllon. Megjithatë ky muze i artit jo të dukshëm duket se po mbledh njerëz nga e gjithë bota. Për këdo që e sheh atë nga një pikëpamje logjike duket sikur një mashtrim i përpunuar në internet. Në fakt shitja e ajrit të freskët tingëllon si një lloj e-maili mashtrues nga një “princ i rremë nigerian”. Megjithatë projekti i artit të James Franco është në të vërtetë real. Në partneritet me Praxis, një dyshe arti nga Nju Jorku, ata krijuan MONA, ose Muzeun e Artit jo të Dukshëm”. Ky muze ka shtruar pikëpyetje te të gjithë nëse është një gjë e vërtetë, një shaka ose diçka e cekët.

Mesa duket projekti i artit është një mënyrë për të promovuar vepra arti që thjesht imagjinohen nga artisti. Kjo madje ka çuar njerëz të tillë, si producentja e medieve Aimee Davison, që të japin 10.000 dollarë për një copë vepre jo të dukshme. Gjithçka që ajo në të vërtetë mori në këmbim ishte një kartë e vogël për ta varur në murin e saj, që përshkruante një pjesë të veprës së artit e cila nuk ekzistonte.

Davison deklaroi se ajo bleu copën me titull “Ajër i freskët” sepse u identifikua me aspektet e saj. Ajo ndjeu se ideologjia e projektit ishte e lidhur ngushtë me atë se si ajo punonte në mediet sociale dhe përfaqësonte luftën që artistët kalojnë duke e shitur artin e tyre online. Duket shumë e çuditshme që dikush mund të paguajë atë shumë të madhe parash vetëm për të dorëzuar në thelb një kartë të vogël në mur. Kushdo që blen artin nga MONA thjesht merr një përshkrim të copës së artit, që edhe një herë nuk ekziston. Blerësit nuk marrin një skulpturë ose një pikturë, por thjesht një përshkrim të shkruar në një kartë që supozon se përshkruan veprën të cilën ata nuk e shohin.

Sidoqoftë, James Franco duket se ka zbuluar një mënyrë për të shitur artin e padukshëm për para të vërteta.

Nga të gjithë muzetë e artit bashkëkohor që funksionojnë në qendrat më të mëdha të botës, deri më tani nuk është bërë e ditur për një muze të ngjashëm si ky, i artit të padukshëm. Arti abstrakt shpesh merr kritika për çmimet, vlerësimet e shumat marramendëse me të cilat shiten veprat e caktuara artistike. Megjithatë shitja për art e diçkaje që parimisht nuk ekziston po ndodh për herë të parë. Mbetet të shihet nëse ky muze dhe kjo praktikë do të ndodhe edhe në ndonjë vend tjetër të botës.