'Cineplexx' së shpejti me pikën e dytë në Kosovë

'Cineplexx' së shpejti me pikën e dytë në Kosovë

Kultura April 24, 2019 - 11:38

Qytetit të Prizrenit së shpejti do t’i shtohet edhe një kinema. Bëhet fjalë për kinemanë e rrjetit austriak “Cineplexx”, shkruan zeri.info.

Të mërkurën në Prizren përmes një konference u bën të ditura disa detaje lidhur me hapjen e “Cineplexx”-it në qendrën tregtare “Galeria”. 

Drejtori gjeneral i qendrës tregtare “Galeria”, Gojart Shaqiri i dorëzoi simbolikisht hapësirën për punë drejtorit gjeneral të “Cineplexx Kosovo”, Milazim Salihut.

Shaqiri u shpreh i bindur se “Cineplexx” në Prizren do të jetë atraksion jo vetëm për qytetarët e Prizrenit por edhe të qyteteve të tjera nga Kosova e Shqipëria.

Në anën tjetër, drejtori i “Cineplexx”-it, Milazim Salihu u zotua që në vjeshtën që po vjen, shator apo tetor, kjo kinema do të hapet me ndonjë premierë botërore.

“Kjo kinema do të ju bëjë konkurrencë gjitha kinemave në rajon. Shpresoj që edhe me publik do të kemi sukses ashtu si në Prishtinë”, tha Salihu duke shtuar se me  këtë kinema të dytë tashmë “Cineplexx” është si me dy këmbë në Kosovë.

Kinemaja “Cineplexx” në Prizren do të këtë 5 salla dhe 800 ulëse. Rikujtojmë së në Prishtinë kjo kinema u hap në vitin 2017. Zëri