“Serbia dhe Kosova: kultura pa kufij”

“Serbia dhe Kosova: kultura pa kufij”

Kultura prill 22, 2019 - 12:06
Lexo më shumë detaje

 

Jelena Dzombiq, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

Programin “Serbia dhe Kosova: kultura pa kufij” e kemi filluar në vitin 2014. Që atëherë më shumë se 150 të rinj nga Serbia dhe nga Kosova kanë kaluar nëpër këtë program. Pesë vjet më parë nuk ekzistonte një dëshirë shumë e madhe për një dialog mes të rinjve të të dyja shoqërive. Për ata ishte e tmerrshme të aplikonin për çdo gjë që kishte të bënte me marrëdhëniet serbo-shqiptare. Përveç kësaj, as mediet e as fushatat politike nuk kanë qenë në favorin ose në vëmendjen tonë. Megjithatë, me kohë e me përpjekje të mëdha ne filluam shumë aktivitete të ndryshme artistiko-kulturore dhe deri më tani janë organizuar shtatë seminare e koloni të artit.

Rrjetet e të rinjve, që u krijuan gjatë këtyre proceseve, ishin mjeti ynë kryesor për popullarizimin e programit, prandaj ky program është shumë më i njohur sot sesa në kohën kur kemi filluar. Tani në çdo cikël të ri qindra të rinj kërkojnë programe për pjesëmarrje, për të cilat unë mendoj se është një sukses i madh. Një prej arsyeve kryesore për fillimin e programit është zhvillimi i dialogut dhe rinovimi i të vjetërve, e sidomos krijimi i lidhjeve të reja në mesin e të rinjve. Një sukses i madh është që të rinjve u jepet mundësia për ta vizituar Beogradin e Prishtinën dhe të njoftohen me të rinjtë e të dyjave vendeve Serbi - Kosovë, për t’i mësuar marrëdhëniet e ndërsjella, grupet e miqësisë, për t’i thyer paragjykimet dhe për të filluar të mendojnë për bashkëpunimin e ardhshëm. Paralelisht organizimi i seminarit dhe rezultatet e punës së tyre të përbashkët artistike nënkuptojnë që shumë institucione, organizata, muze, galeri dhe fakultete të tjera janë të hapura për ne. Programi kështu pushon të jetë çështje personale e pjesëmarrësve, por duke hyrë në institucione hapim rrugën për bashkëpunim institucional jashtë këtij programi. Ndërkohë që institucionet shtetërore, kulturore dhe të artit nuk fillojnë biseda të tilla, puna e përbashkët e të rinjve në sektorin civil është që ta thyejnë akullin.

Pjesëmarrësit deri më tani kanë realizuar shumë shfaqje të ndryshme në Beograd dhe në Prishtinë, kanë prezantuar shumë instilacione multimediale dhe vepra të tjera në ekspozita të përbashkëta. Ata kanë krijuar edhe filma e shfaqje të shkurtra të përbashkëta. Theksohet se të rinjtë që kalojnë përmes programit tonë kanë lindur gjatë ose pas përfundimit të luftës në Kosovë. Fatkeqësisht, shumica e tyre, sidomos të rinjtë nga Serbia, nuk dinë shumë për luftërat e viteve nëntëdhjeta. Krijimi i një dialogu të tillë ndërkulturor në shoqëritë e pasluftës është një mënyrë për të filluar një bisedë me të rinjtë mbi temën e përballjes me të kaluarën e luftës. Dhe ky është një nga qëllimet e rëndësishme e themelore të programit tonë. Ne duam të shikojmë në një të ardhme më të ndritur, por ne jemi të vetëdijshëm se duke shikuar në të kaluarën e errët dhe duke mos u larguar nga ajo e ardhmja jonë nuk do të jetë ndryshe. Kështu që unë mendoj se programet e tilla janë shumë të rëndësishme dhe gjithmonë i mbështes kolegët që kanë udhëhequr më parë dhe tani po udhëheqin iniciativa të ngjashme.

 

Ky tekst është publikuar në kuadër të projektit “Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”