Hapet ekspozita 'Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren'

Hapet ekspozita 'Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren'

Kultura April 20, 2019 - 17:37
Lexoni më shumë detaje

Në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren është hapur ekspozita ''Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut - Korçë'' nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Korçë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, shkruan zeri.info.

Në kuadër të zbatimit të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar nga ana e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Kujtim Gashi dhe ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir duke mirëpritur ekspozitën me temë ''Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut - Korçë'' nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore - Korçë.

Samir Hoxha Shef i Kabinetit të minisrit të Kulturës Kujtim Gashi, në fjalën e tij tha se nga nënshkrimi i kalendarit kulturor, kjo ekspozitë është një nga shumë aktivitetet të cilat pritet të realizohen gjatë këtij viti nga ana e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë nga të dyja anët e kufirit.

Image

Hoxha ndër të tjera ka thënë se aktivitete dhe bashkëpunime do të ketë edhe nga fusha e trashëgimisë kulturore nga ana e dy vendeve - shembull i së cilës është hapja e kësaj ekspozite përmes së cilës institucionet dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve kanë mundësinë e këmbimit të përvojash dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

“Bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë do të ndikoj në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore, realizimin e vizitave ndërinstitucionale dhe njohje me praktikën e punës së këtyre institucioneve, do të fuqizohen njohuritë dhe përvojat në menaxhimin, hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore të Trashëgimisë Kulturore. Këmbim i njohurive, eksperiencave në punë, vizitë të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe perfitim kulturor” ka theksuar Hoxha.

Kujtojm se në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve vendosi datën 18 Prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet.

Prej asaj periudhe, 18 Prilli shënon ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgiminë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes të saj. Zëri