“Anonymous” erdhën në qytet: Për drejtësinë!

“Anonymous” erdhën në qytet: Për drejtësinë!

Kultura April 20, 2019 - 14:17
Lexoni detajet e fundit

Qyteti i heshtur me industri të degraduar, Steubenville në Ohio, dikur ishte i njohur për sportet e shkollave të mesme dhe si vendlindja e Dean Martinit. Por, kur ndodhi një sulm seksual i kryer nga dy anëtarë të ekipit të ragbit, grupi “Anonymous” vendosi të ndërhynte, transmeton Telegrafi.

Ndonëse vajza e përdhunuar ishte e mitur, sulmuesit mbrohen dhe askush nuk flet për këtë krim. Dhe, ky nuk ishte rasti i vetëm i tillë në këtë qytet.

Mirëpo, pas publikimit të videos për natën e sulmit dhe shpërndarjes tek mijëra ndjekës në mediat sociale, u nxit zemërimi viral dhe kërkesa #JusticeforJaneDoe (Drejtësi për Jane Doe-n). “Anonymous” nxitën turmat që e ndanë qytetin e vogël, por ngjarja u dha forcë të flasin gjeneratave të ndryshme të grave që kanë fshehur abuzimet ndaj tyre.

Ky film dokumentar i përgatitur nga ditorja Guardian, shtron këtë dilemë: kur duket se asgjë nuk ndryshon, a është në rregull që të jashtmit të ndërhyjnë?

Dokumentarin me regji të Nancy Schwartzman, mund ta shihni të plotë më poshtë.