5 vjet nga vdekja e babait të realizmit magjik

5 vjet nga vdekja e babait të realizmit magjik

Kultura April 19, 2019 - 09:55
Lexo më shumë detaje

Data 17 prill shënoi përvjetorin e pestë të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur kolumbian Gabriel García Márquez. Gabriel García Márquez, i cili fitoi çmimin “Nobel për Letërsi” në vitin 1982, shkruante letërsi me nuanca të natyrës latino-amerikane, mirëpo ai pati një ndikim universal. Ai konsiderohet ndër bartësit më kryesorë të zhanrit letrar, të njohur si realizmi magjik, në të cilin gërshetohen realja dhe fantastikja. Këtë stil nuk e shpiku ai, mirëpo e përdori me aq mjeshtëri sa arriti të ndikojë te shkrimtarët më të mëdhenj në gjithë botën, duke përfshirë këtu Salman Rushdien e Britanisë.

Në Bogota të Kolumbisë Garcia Marquez filloi të studionte për një karrierë në jurisprudencë. Kjo aspiratë nuk ishte jetëgjatë, sepse ai u tërhoq nga universiteti ende pa diplomuar, me qëllim të ndjekjes së ëndrrës së tij të vërtetë. Ai filloi karrierën si gazetar, por ishte një gazetar më ndryshe, sepse nuk i pëlqente të incizonte zërin. Për “Paris Review” ai kishte thënë që gazetarët duhet të bisedojnë gjatë me dikë pa e incizuar. Në fund ata duhet të shkruajnë vetëm përshtypjet e tyre, jo fjalitë e sakta. Kjo qasje jokonvencionale nuk ishte dhe aq premtuese për të. Edhe pse i shprehur kundër autoritarizmit, ai përkrahte të majtën dhe ishte mik i ngushtë me diktatorin kuban Fidel Castro. Ai madje punoi për të, sipas “Huffington Post”, në agjencinë e lajmeve qeveritare “Prensa Latina” në vitin 1960. E prandaj nuk hynte dot në SHBA. Një vizë për në SHBA i ishte mohuar për tri dekada me radhë. Kjo sepse ai përkrahte haptazi atë që SHBA-ja luftonte haptazi qeveritë majtiste. Këtë ndalesë vize e anuloi presidenti Clinton në vitin 1990, sipas “New York Times”-it. Marquez qëndroi me të njëjtën grua më shumë se një gjysmë shekulli. Ai u martua me Mercedes Bracha në vitin 1958. Ishte me të deri në vdekje. Është pikërisht ajo që po planifikon të botojë veprën e tij të pabotuar “Do të takohemi në gusht”, sipas “The Australian”. Ai shiti më shumë kopje të veprës së tij nga të gjithë përpos Biblës, sepse vetëm Bibla ka shitur më shumë kopje në gjuhën spanjolle se Gabriel Garcia Marquez. Vetëm romani i tij “Njëqind vjet vetmi” është shitur mbi 50 milionë kopje, i përkthyer në 25 gjuhë. Për ta nderuar shkrimtarin e famshëm Kolumbia vendosi fotografinë e tij në bankënotën e 50 pesove në Kolumbi.