Prishtina do të jetë nikoqire e Bienales Evropiane të Artit Bashkëkohor

Prishtina do të jetë nikoqire e Bienales Evropiane të Artit Bashkëkohor

Kultura April 18, 2019 - 21:17
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryeqyteti i Kosovës do të jetë nikoqir i Bienales Evropiane të Artit Bashkëkohor, të njohur si “Manifesta”, në vitin 2022, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova.

“Prishtina është përzgjedhur si nikoqire e Manifesta për vitin 2022. Ka mbetur të nënshkruhet protokoli në fillim të muajit maj mes Manifestës si organizatë dhe Komunës së Prishtinës për t'u formalizuar si përzgjedhje. Ky është lajmi më i madh për kulturën dhe imazhin e Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Që do të mundësojë mbi 200 mijë vizitorë në kryeqytet dhe mbi dhjetëra miliona përfitime direkte dhe indirekte. Manifesta do të mundësojë që artistët tanë të përforcojnë edhe më tutje suksesin ndërkombëtar. Kjo punë vjen si rezultat i një bashkëpunimi të madh mes akterëve kulturor, komunitetit kulturor dhe institucioneve”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Organizimi i bienales “Manifesta” në Prishtinë do të mundësojë ardhjen e mbi 200.000 vizitorëve ndërkombëtarë në Prishtinë, si dhe prurjen e dhjetëra miliona euro në ekonominë e Kosovës në format nga më të ndryshmet. Zëri