Panairi i Lajpcigut: Kosova prezantohet për herë të parë si shtet

Panairi i Lajpcigut: Kosova prezantohet për herë të parë si shtet

Kultura mars 23, 2019 - 13:25
Lexoni detajet!

Nën moton „Lajpcigu lexon“ ka hapur dyert Panairi i Librit në Lajpcig. Kosova prezantohet për herë të parë si shtet, kurse Shqipëria kërkon të zgjerojë më shumë kufijtë letrarë drejt perëndimit.

Pranvera është stina e librit në Lajpcig. 82.000 vizitorë brenda dy ditësh, 2500 botues dhe më shumë se 3.600 autorë. Me këto shifra mund të mburret Panairi i Lajpcigut (Leipziger Buchmesse), festa e dytë më e madhe e librit në Gjermani. Ditët e panairit (21-24 Mars) nuk janë vetëm ditë të takimeve të botuesve apo nënshkrime kontratash. Panairi i Lajpcigut njihet si një pikëtakim i rëndësishëm i autorëve me lexuesit. Nën moton „Lajpcigu lexon” organizohen qindra lexime autoriale dhe diskutime të drejtpërdrejta të autorëve me lexuesit e tyre.

Kosova për herë të parë në Laipcig

E veëanta e këtij viti është se Kosova e Kanadaja përfaqësohen për herë të parë në Lajpcig si shtete me stendat e tyre. Një financim i Ministrisë së Kulturës së Kosovës me përkujdesjen e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi dhe Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Në stendën e Kosovës, megjithëse nga sipërfaqja jo shumë e madhe, renditeshin150 tituj, nga 50 botues. Për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku një moment i veëantë. „Hera e parë që provojmë të sjellim botimet e Kosovës në Panairin i Lajpcigut. Koncepti ka qenë të prezantojmë botimet e vitit 2018 dhe ato të këtij viti. Vetë Biblioteka Kombëtare nuk vlerëson, ajo përfaqëson kulturën e botimit, por kemi qenë të kujdesshëm që përzgjedhja e titujve të bëhet nga referenca të njohura tashmë.”

Vizat në orët e fundit

Organizimi i këtij prezantimi të parë në Lajpcig nuk ka qenë një sfidë e lehtë. Jo thjesht për vështirësitë teknike që paraqet kjo premierë e letërsisë së Kosovës në Lajpcig. Sipas drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku për vende si Kosova që nuk udhëtojnë ende pa viza në BE, organizimi i evenimenteve të tilla kulturore kthehet në një garë me kohën. Pa vizë nuk ka udhëtim, nuk ka aktivitet. „Por kishte një vullnet të madh, një vullnet të fortë të Ministrit të Kulturës dhe të Bibliotekës Kombëtare për ta realizuar këtë. Shumë vetë nuk kishin viza dhe i morën ato në orët e fundit para udhëtimit.” Fazli Gajraku nuk harron të falënderojë ambasadën gjermane në Prishtinë.

Edhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj e sheh pjesëmarrjen e Kosovës në Lajpcig si një sukses. E sa herë ndodh që të jemi prezentë në lajmet gjermane për suksese, pyet ai. „Është sukses i madh për një vend të vogël. Ministria e Kulturës u angazhua fort për këtë, por duhet të ecim më tej si vend, të krijojmë një imazh tjetër e të jemi më prezentë si kulturë.”

Katalogu i autorëve më të suksesshëm

Shqipëria në Lajpcig – ndërkohë është kthyer në traditë. Në bashkëpunim me rrjetin gjerman të përkthimit „Traduki”, autorët shqiptarë ka vite që jo vetëm prezantojnë veprat e tyre, shkëmbejnë e krijojnë kontakte të reja, ata marrin pjesë edhe në debatin kulturor ballkanik në podiumet e organizuara posaëërisht për këtë në stendën e „Tradukit”. Këtë vit Ministria e Kulturës kishte sjellë dy autorë të rinj, Saimir Muzhakën dhe Lisandri Kolën që të ishin pjesë e diskutimit në Lajpcig. Fokusi këtë vit ishte drejtuar tek autorët e nderuar me ëmime, portrete në përmasa të mëdha të këtyre autorëve kishin përkufizuar stendën e Shqipërisë.

Drejtoresha e Qendrës së Librit në Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa thekson, se është synuar kthimi në traditë i prezantimit të katalogut të autorëve më të suksesshëm të një viti më parë. „Ky katalog synon t’u propozohet ëdo vit shtëpive të huaja botuese për të lehtësuar komunikimin me letërsinë shqipe.”

Pretendimi – i qartë: Letërsia shqipe kërkon të zgjerojë hapësirën e saj të veprimit. E dihet, se komunikimi letrar i gjuhëve të vogla me botën kulturore përtej kufijve gjeografikë është një rrugë e gjatë. Mimoza Hysa është e vetëdijshme për këtë, megjithëse, kur e dëgjon të flasë me pasion për përkthimin e rolin e tij në prezantimin e letërsisë shqipe, kupton se „fëmija” i saj më i dashur këto vite ka qenë projekti i prezantimit të sa më shumë shkrimtarëve shqiptarë në perëndim.

Lajm i mirë është se ky komunikim ka bërë deri më tani një copë rrugë të mirë drejt afrimit letrar të Shqipërisë me Europën. Lajmi më pak i mirë – rruga që ka mbetur përpara është ende shumë e gjatë. Autorët shqiptarë e dinë shumë më mirë se autorët e tjerë se ë’do të thotë fjala durim. /DW