Kultura bashkon të rinjtë kosovarë dhe serbë

Kultura bashkon të rinjtë kosovarë dhe serbë

Kultura March 21, 2019 - 14:35

Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi edhe këtë vitë organizon dy seminare në mars dhe prill për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia.Pjesë e programit Kultura Përtej Kufijve, seminarët e quajtur Intercultural Icebreakers (Akyllthyesit Ndërkulturor) ofrojnë mundësi të pjesëmarrjes për artistët e rinj dhe ata të cilët janë të interesuar në arte dhe aktivizëm.

Siç merr vesh “Zeri.info”, projekti "Serbia dhe Kosova: akullthyes ndërkulturor" filloi në vitin 2014 dhe  në të kanë marrë pjesë rreth 150 të rinj nga Kosova dhe Serbia. Orgaizatorëtt thonë se në fillim rinia nuk ishte aq e interesuar për dialog apo ndonjë gjë që lidhej me të marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan pavarësisht nga mediat dhe fushatë politike dhe me shumë përpjekje organizuan shtatë seminare dhe koloni të artit së bashku me ngjarje të ndryshme kulturore.

Programi tubon 16 të rinjë nga Kosova dhe Serbia. Së pari organizohet udhëtimi studimor prej nëntë ditësh dhe gjatë kësaj kohe pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë, si dhe do të vizitojnë Novi Sadin dhe Prizrenin. Gjatë seminarit të dytë i cili do të zgjasë pesë ditë, grupi do të zhvilloj një ekspozitë ose eveniment publik i cili do të organizohet në dy qytete. Lloji i evenimentit varet nga profili i pjesëmarrësve.

Komiteti i Helsinkut dëshiron të kontriboj në ringjalljen e raporteve të krijuara në të kaluarën përmes shkëmbimeve kulturore, por edhe përmes krijimi të rrjeteve të reja të grupeve të të rinjëve, atyre akademike dhe artistike, mediave dhe shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova. Idea është që pjesëmarrësit nga Kosova dhe Serbia të njihen me temat siç janë të drejtat e njeriut, kultura, inter dhe multikulturalizmi, zgjidhja e konflikteve përmes artit dhe kulturës popullore, art si mjet i ndryshimit shoqëror, kultura e rezistencës etj.

Përpos ligjerimeve mbi këto tema, pjesëmarrësit do të kenë punëtori gjatë së cilave do të krijojnë aktivitete të ndryshme të cilat do të sponsorizohen nga programi (siç janë shfaqjet e shkurtëra, filmat, ekspozitat dhe ngjashëm) me synim të promovimit të respektit, mirëkuptimin dhe tolerancës.

Në këtë mënyrë, programi i përkrah artistët e rinj nga të dy vendet që do kontribojnë në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve përmes punës së përbashkët. Gjithashtu synohet ndërtimi i raporteve të mira ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitës studimore, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë institucione dhe organizata të ndryshme në Beograd, Prishtinë, Novi Sad dhe Prizren, për të parë programet ekzistuese në fushën e artit dhe kulturës si dhe të njihen me bashkëpunimin në të kaluarën. Gjithashtu do të kenë edhe eveniment të ndryshme kulturore gjatë seminareve.

Organizatorët do të mbulojnë të gjitha kostot e akomodimit, ushqimit, udhëtimit, materialit të punës dhe vizitave në ngjarje kulturore për të gjithë pjesëmarrësit e seminari. Zëri