Cineplexx sjell filmin horror i cili do t’ju lë pa gjumë për një kohë të gjatë

Cineplexx sjell filmin horror i cili do t’ju lë pa gjumë për një kohë të gjatë

Kultura March 19, 2019 - 14:28
Image

 

Këtë të enjte mbrëma Cineplexx organizon eventin Horror Night me premierën e filmit më të pritur të zhandrit horror, 'Us', shkruan zeri.info.

Image

Filmi Us po vlerësohet shumë nga kritikët në krahasim me filmat e tjerë të këtij zhandri. Nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes, filmi është vlerësuar me 100%, gjë e cila rrallë herë ndodhë për një film horror të vlerësohet me pikët maksimale.

Jordan Peele i njohur për kryeveprën e tij “Get Out” sjell tek Us një mitologji të re të këtij zhandri si dhe përbindësh të ri. Sa i përket ngjarjes së filmit, çfarë planifikohen të jenë pushimet e përkryera verore të një famileje, merr tetpjetën e një mankthi të tmershëm. Qetësia e një familjeje të 4 anëtarëve kthehet në kaos kur sozitë e tyre fillojnë t'i terrorizojnë. Us bashkon aktorët e filmit Black Panther, Lupita Nyong’o dhe Winston Duke të cilët na sjellin një performancë mbreslënëse.

Image

Të enjtën me 21 mars, Cineplexx për ti ofruar publikut një eksperiencë sa më reale dhe argëtuese, do të organizojë në kinema një skenografi të inspiruar nga filmi.

Biletat e filmit mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth orarëve të eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. 

Zëri