Filmi 'Aladdin' pritet të thyejë rekorde

Filmi 'Aladdin' pritet të thyejë rekorde

Kultura March 16, 2019 - 08:06
Lexo tjera detaje

Një nga projektet kinematografike të këtij viti që po pritet me shumë kureshtje është versioni i iri i filmi “Aladin”, i kompanisë “Disney”, trileri i të cilit u publikua para pak ditësh. Aktorët kryesorë në këtë film janë: Will Smith si xhindi, Mena Massoud në rolin e Aladdinit, dhe Naomi Scott si Jasmine.

Rikujtojmë se regjisor i këtij filmi është Guy Ritchie, bashkëshorti i këngëtares botërore Madonna. Ky triler i ri zbulon më shumë rrëfime dhe gjithashtu zërat e personazheve kryesorë që këndojnë këngën klasike “Një botë e re”.

Personazhe tjerë pjesëmarrës në film janë: Marwan Kenzar në rolin e Xhafarit, Navid Negahban si sulltani, Nasim Pedrad si Dalia dhe Billy Magnussen si Princi Anders.

Filmi ka të bëjë me jetën e Aladdinit që bie në dashuri me princeshën Jasminë dhe me xhindin që i ndihmon ata.

Rikujtojmë se filmi i parë “Aladdin” doli në vitin 1992 dhe ishte vetëm i animuar. “Aladdin” do të jepet premierë nëpër kinema më 24 maj 2019 nga “Disney”./ZËRI