Së shpejti kënga e “Jerichos” me tekst të Agollit

Së shpejti kënga e “Jerichos” me tekst të Agollit

Kultura March 13, 2019 - 09:46
Lexo më shumë detaje

 

Rokgrupi i mirënjohur nga Kosova “Jericho” së shpejti do të paraqesë para adhuruesve të tij projektin e ri muzikor. Kënga e tyre e re do të titullohet “Ëndërr e prerë” dhe se teksti i saj është një poezi e shkruar nga shkrimtari i mirënjohur shqiptar Dritëro Agolli.

“Ëndërr e Prerë” është titulli i këngës së re të “Jerichos”. “Është njëkohësisht titulli i një prej poezive më të dashura për mua nga Dritëro Agolli. Arsye pse kemi zgjedhur këtë titull është për shkak se, përveç tekstit të ‘Jerichos’ në këngë, në formë të recitalit do të përdoret pjesa e fundit e kësaj poezie e që përbën pothuajse vetë thelbin e këngës”, pati treguar javë më parë Çarkaxhiu për “Zërin”.

I themeluar në maj të vitit 1997 në Prishtinë grupi “Jericho” ka festuar më 2017-n 20-vjetorin e funksionimit. Për dy dekada “Jericho” ka krijuar dhe ka ruajtur një identitet të vetin. Muzika e “Jerichos” është përzierje e muzikës rok, alternativë, elektronik dhe e muzikës tradicionale shqiptare, e cila është karakteristikë e regjionit të Kosovës dhe të Shqipërisë Veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale e të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.