“N’Agim”, filmi dokumentar për shoqërinë kulturore “Agimi”

“N’Agim”, filmi dokumentar për shoqërinë kulturore “Agimi”

Kultura mars 12, 2019 - 10:09
Lexo më shumë detaje

 

Filmi dokumentar “N’Agim”, i punuar nga Malborë Krajku, do të shfaqet ditën e mërkurë, më 13 mars në “Kino Armata” në Prishtinë në orën tetë të mbrëmjes. Ky dokumentar paraqet videot dhe fotografitë nga arkiva e një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit. Gjithashtu sjell tregimet personale të disa nga ish-anëtarët e shoqërisë “Agimi”, të cilët do të na tregojnë më shumë rreth kujtesës nostalgjike të përbashkët dhe rrugëtimit të këtij komuniteti. Së bashku me dokumentarin “N’Agim” do të shfaqet dhe filmi dokumentar “Herd” i regjisorit Baris Karamuco, i cili flet për pjesët e jetës së përditshme të fermerëve që jetojnë me kopetë e deleve në malet e Sharrit. Premierat e të dy këtyre dokumentarëve u shfaqën në dhjetorin e vitit të kaluar në “DokuKino” në Prizren, ku pas një interesimi të madh të audiencës po rishfaqet në Prishtinë.

“N’Agim”, nga regjisorja Malborë Krajku, mentoruar nga Veton Nurkollari, paraqet videot dhe fotografitë nga arkiva të një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit. Gjithashtu sjell tregimet personale të disa nga ish-anëtarët e shoqërisë “Agimi”, të cilët do të na mësojnë më shumë rreth kujtesës nostalgjike të përbashkët dhe rrugëtimit të këtij komuniteti.

Ky projekt është bërë i mundshëm nga “Heritage Space”, e cila është platformë e nisur nga “CHwB Kosova” që i krijon hapësirë individëve kreativë të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e punëve të reja, përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme, për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor në Kosovë. Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë.

Siç potencohet ky film i dedikohet shoqërisë kulturore artistike “Agimi”, që ka qendrën në Prizren është përfaqësuese e folklorit dhe e muzikës së lehtë të regjionit të Prizrenit. Shoqëria kulturore artistike “Agimi” është organizimi i parë i këtij karakteri në Kosovë që është themeluar në nëntor 1944. Ky moment tregon fillimet e lulëzimit të aktiviteteve kulturoro-artistike, në nivel amator për qytetarët e Prizrenit. Aktivitetet e para u organizuan nga një ekip kulturor, i cili fillimisht u emërua Ekipi Kulturor i Komitetit Shqiptar. Shfaqjet e para të këtij ekipi kishin një karakter mozaik, këngë korale, recitale dhe këngë popullore. Që nga themelimi i SHKA “Agimit” një numër prej 5000 anëtarësh më shumë se 2000 herë kanë kryer aktivitete të ndryshme karakteresh para audiencës shqiptare, turke, italiane, gjermane dhe madje edhe algjeriane që paraqesin pjesë të çmueshme të kulturës së Prizrenit.

Udhëheqësi i parë u zgjodh Anton Çetta. Në këtë mënyrë u vendosën themelet e shoqërisë më të vjetër në mesin e shqiptarëve të Kosovës. Kori i SHKA “Agimi” është seksioni i parë me të cilin shoqëria filloi aktivitetet. Ky është i vetmi kor i amatorëve në Kosovë që punon për shtatë dekada. Kori është një ansambël koralesh me nivel artistik të