'Prishtina Jazz Week 2019' vjen me edicionin e dytë

Kultura February 23, 2019 - 08:38
Lexo tjera detaje

Pas suksesit të edicionit të parë, këtë vit do të organizohet edicioni i dytë i “Prishtina Jazz Week”, ku përveç performancave të muzikantëve të njohur ndërkombëtarë që vijnë nga vendet e ndryshme si: Amerika, Turqia, Hungaria e rajoni, këtë vit gjatë këtyre katër ditëve do të organizohen diskutime, shfaqje të filmit për muzikën xhaz dhe punëtori që kanë të bëjnë me instrumentet të cilat përfaqësojnë muzikën e lartpërmendur.

Përgjatë viteve të fundit skena e xhazit në Prishtinë e ka përjetuar një zhvillim shumë pozitiv, gjë e cila dëshmohet përmes publikimit të disa xhaz albumeve origjinale, rritjes së bashkëpunimit në mes të muzikantëve vendorë me ata ndërkombëtarë dhe rritjes së interesimit të publikut për  koncerte me muzikë xhaz. Ndonëse etja e publikut kosovar, e kryesisht e atij Prishtinas, për muzikë xhaz e gjente përgjigjen në festivalin e përvitshëm të quajtur “Prishtina Jazz Festival”, ndalja e aktivitetit të këtij festivali në tre vitet e fundit e ka lënë një zbrazësi në qytet sa i përket kësaj shtrese në rritje të shoqërisë dhe një mungesë të theksuar të performansave nga jaz muzikantë botërorë në kryeqytet.

Krahas përgjegjës ndaj kërkesës së madhe për muzikë jaz në kryeqytet, ky festival gjithashtu ka për qëllim t’i ekspozojë artistët e rinj kosovarë ndaj performancave kulmore të xhazit nga muzikantë të njohur botërorë, në mënyrë që t’i inspirojë ata për të krijuar dhe për ta përmirësuar artin e tyre.

Këtë vit do të prezantohet edicioni i dytë me emrin “Prishtina Jazz Week 2019”, edicion i cili do të mbahet në hapësirën e “Kino Armata” nga data 4 e deri më 7 mars./ZËRI