Cineplexx organizon eventin 'Dita e Familjes' me filmin Lego 2

Kultura February 21, 2019 - 16:30
Image

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx. Kinemaja austriake, për filmin  e animuar Lego 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete të shumta, shkruan zeri.info.

Eventi do të mbahet me 23 shkurt, prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë premiera e “The Lego Movie 2”.

Image

Pjesa e Dytë e filmit Lego bashkon heronjtë e Bricksburn në një aventurë të re për ta shpëtuar qytetin e tyre të dashur. Janë bërë pesë vite ku gjithçka po shkonte si mos më miri por tani qytetarët po ballafaqohen me një kërcenim te madh: LEGO DUPLO (R) i cili po pushton nga hapësira e jashtme, duke shkatërruar gjithçka më shpejt se sa që ata mund të rindërtojnë.

Image

Chris Pratt kthehet në Lego 2 i njohur si Emmet, i cili duhet të jetë heroi përsëri kur Wyldstyle (Elizabeth Banks), Metal Beard (Nick Offerman), LEGO Batman (Will Arnett) dhe Ultrakitty (Alison Brie) merren nga Sweet Mayhem (Stephanie Beatriz) në Sistar System, ku ata do të hasen me Mbretëreshën Watevra Wa'Nabi (Tiffany Haddish).

Përveç premierës botërore të këtij filmi, në kinema do të ketë artistë për vizatime në fytyrë dhe për balona. Gjithashtu, për të gjithë fëmijët e pranishëm do të ketë edhe lojë shpërblyese me 4 lodra LEGO nga Baby Center Prishtine. 

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo