Rapsodi kosovar: Kaloi edhe një përvjetor pa u kënduar këngë atyre që na sollën Pavarësinë

Rapsodi kosovar: Kaloi edhe një përvjetor pa u kënduar këngë atyre që na sollën Pavarësinë

Kultura shkurt 18, 2019 - 08:25
Lexo detajet

Dje (e diele) u festuar 11 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Rapsodi kosovar, Fatmir Makolli përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin përse askush nuk iu ka kënduar atyre që e sollën pavarësinë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Makollit:

“17.02.2019,

Kaloi edhe nji përvjetor, pa ju kënduar asnji këngë të vetme atyre që na sollën Pavarësinë, nuk mjafton vetëm vendosja e kurorave, por sot atyre ish dashtë t’u përmendet emri përmes këngëve të Rapsodëve që i thuren me plot përkushtim. ATA NE LUFTE I KENDUAN LIRISE QE NA E SOLLEN, E NE NE LIRI NUK I KENDOJME LUFTES DHE HEROIZMIT TE TYRE – TURP, TURP bile edhe GJYNAH….”.

Kujtojmë që 11 vjetori i pavarësisë së Kosovës është shënuar me aktivitete të ndryshme, ndërsa u përmbyll me një koncert në qendër të Prishtinës.