Ramë Lahaj me video-projekt për 11 vjetorin e Pavarësisë

Kultura February 16, 2019 - 13:48
Lajmet nga showbizi

Tenori i njohur kosovar vjen me video-projekt kushtuar Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një insert të shkurtër të video-projektit që nesër pritet të lansohet i tëri, shkruan lajmi.net.

“Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës.
Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ‘ Mos na e prekni kufirin’. Videon e plotë mund ta shihni nesër në 11 vjetorin e krijimit të shtetit e 20 vjetorin e çlirimit.
Të duam Kosovë!”, ka shkruar Lahaj.

Theksojmë se, tenori Lahaj shquhet si një prej artistëve më të suksesshëm jashtë trojeve shqiptare. 

 

Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës. Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ' Mos na e prekni kufirin'. Videon e plotë mund ta shihni nesër në 11 vjetorin e krijimit të shtetit e 20 vjetorin e çlirimit. Të duam Kosovë! ———————————————— My dear all. This is my first video project that I am dedicating to Kosovo as an Ambassador for Culture in the world. In these difficult times with the issue of the borders and many young people that are leaving the country everyday I would like this to be a message of hope. Otherwise with the Kosovan army we raised the flag so let's say it unanimously 'Do not touch our borders'. You can watch the full video tomorrow on the 11th anniversary of the state's creation and the 20th anniversary of liberation. We love you Kosovo! Directed by @bledbujupi @bledit_uk @besbujupi

A post shared by Rame (@ramelahaj) on