Dua dhe babai i saj flasin për ‘Sunny Hill Foundation’ në forumin ‘Futures’

Kultura February 15, 2019 - 14:39

Organizatorët e forumit  “Futures” - një aktivitet njëditor për profesionistët e rinj të muzikës live i cili zhvillohet si pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Live të këtij viti (ILMC) - kanë bërë të ditur se Dua Lipa, fituesja e dyfishtë e çmimit “Grammy” do të jetë e intervistuara kryesore, shkruan zeri.info.

Bëhet e ditur se Dua, dhe babi i saj që është yll roku, siç i referohet iq-mag Dukagjin Lipës, do të intervistohen nga redaktori i IQ,  Gordon Masson për rolin kryesor që muzika live ka luajtur në ndërtimin e karrierës së Duas, sfidat dhe Fondacionin Sunny Hill që ajo ka themeluar në Kosovë.

Ky forum do të mbahet në Royal Garden Hotel në perëndim të Londrës më 8 mars. Zëri