Neroni sërish shetit Romën

Kultura February 14, 2019 - 10:57
Lexoni detajet e fundit

NERONI SËRISH SHETIT ROMËN

Neroni sërish shetit Romën 
Dhe urinon udhëve të botës
Me kapelën funerare të vënë anash mbi sy
E me dy prostituta krahëve gajaset 
Shëtit dhe më vështron deri në palcë më sheh
E bota vetëm gogësinë
Unë as për shtalba më nuk ndezi zjarr
Bota e mbushur urrejtje
Gogësinë 
Dhe ndot ajrin me gogësimën e saj

Poezi nga Dije Demiri Frangu

/Zëri/