Njëmbëdhjetë poezi për njëmbëdhjetë vjetët e Republikës

Kultura February 12, 2019 - 09:48
Lexo më shumë detaje

 

Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës këtë të premte në kino “Armata” në Prishtinë organizohet ora letrare “Republika”. Në këtë organizim njëmbëdhjetë poetë do të flasin përmes poezive të tyre me publikun, duke shënuar kështu 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se poetët që do të lexojnë në këtë orë letrare janë: Dije Demiri-Frangu, Halil Matoshi, Brikenë Ceraja-Beka, Xhevat Latifi, Ilire Zajmi, Ndue Ukaj, Sali Bashota, Gili Hoxhaj, Vlora Konushevci, Besnik Camaj, Valentina Saraçini dhe Denis Galushi – lexon Kujtim Paçakun.

Ora letrare “Republika” organizohet nga Vlora Ademi, ndërsa krahas poezive, kori “Okarina” do ta sjellë premierë këngën “Republika” me tekst të Bes Camajt.

Kjo ngjarje do të mbahet këtë të premte, duke filluar nga ora 14:00 në kino “Armata” në Prishtinë dhe është në vazhdën e aktiviteteve kulturore-artistike që do të organizohen për të shënuar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.