Stewart trajton vetminë e pleqve përmes animacionit

Kultura shkurt 08, 2019 - 10:12
Lexo më shumë detaje

 

Animatorja e famshme  Laura Stewart ka realizuar një film të shkurtër 2:00 minuta përmes të cilit trajton një temë mjaft të ndjeshme. Bëhet fjalë për jetën e vetmuar të personave në moshë të shtyrë. Fakti që në shumë vende të botës numri i personave të moshuar të cilët jetojnë vetë çdo ditë e më shumë po rritet ka shtyrë artisten Stewart që përmes animacionit t’i shfaqë vështirësitë me të cilat ata përballen.

Filmi i “Gjyshi i vetmuar”  tregon se si të moshuarit nuk flasin për vetminë e tyre, sepse nuk duan t’i  ngarkojnë fëmijët, nipërit e mbesat e tyre, por thellë në zemrat e tyre ata duan më shumë shoqëri, dikë me të cilin mund të bisedojnë, t’i tregojnë historitë e tyre, të flasin për jetën.

Përmes filmit të saj Laura Stewart mëton t’i sensibilizojë fëmijët, nipërit dhe mbesat që të moshuarit, të cilët kanë dhënë kontribut në formimin e familjeve dhe në përparimin e shoqërive, kanë nevojë për kujdes dhe për shoqëri në ditët e fundit të jetës së tyre.