'ECOKOSOVO2' shpall fituesit dhe hap ekspozitën me fotot më të mira

'ECOKOSOVO2' shpall fituesit dhe hap ekspozitën me fotot më të mira

Kultura shkurt 07, 2019 - 17:48
Lexo Detajet

Auditoriumi i Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani" ishte vendtakimi ku Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shpallën fituesit e fushatës "# EcoKosovo2" dhe hapën ekspozitën me punimet më të mira në një ngjarje ku morën pjesë partnerë, pale të interesit, garues dhe mysafirë, mes tyre ministrat Matoshi dhe Ismaili, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe krerët e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Fushata avokuese për mjedisin, e përfunduar kohët e fundit, përfshiu një foto dhe video konkurs ku iu mundësua të rinjve të Kosovës të dergojnë punime vizuele me temë "Si ndikon ndotja në jetën tuaj të përditshme?". Në adresën e #EcoKosovo2 erdhën mbi 500 foto dhe 30 video, që pasqyrojnë problemet mjedisore që ekzistojnë në Kosovë dhe paneli i vlerësimit pati një punë shumë të vështirë për të përzgjedhur fituesit në të dy kategoritë.

Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, në fjalën e saj përshëndetëse ua rikujtoi pjesëmarrësve situatën e përkeqësuar mjedisore në Kosovë: "Ndotja mjedisore është një nga problemet më të mëdha që ndikojnë në jetën e njerëzve në Kosovë. Ndotësit e ajrit, së bashku me menaxhimin e dobët të mbeturinave, keqpërdorimi i burimeve natyrore dhe përdorimi i gjerë i tokës pjellore për ndërtim, po kërcënojnë seriozisht shëndetin e kosovarëve, në veçanti të fëmijëve dhe të moshuarve, "tha ajo.

Znj. Richardson në mënyrë të posaçme falënderoi qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen në zhvillimin e sektorit të mjedisit dhe shëndetësisë në Kosovë, duke përfshirë projektin "Kosovë e Shëndetshme” i cili u lansua sot e ku pjesë e projektit ishte fushata # ecokosovo2.

Z. Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me këtë rast tha: “Projektet e tilla si kjo ekspozitë dhe këto fotografi e video tregojnë përkushtimin që kanë artistët tonë të rinj ndaj mjedisit dhe për këtë dua t’i falënderoj autorët dhe donatorët për këtë fushatë shumë të qëlluar që i kontribuon kauzës sonë së përbashkët për një Kosovë të Pastër”.

Znj. Anne Dostert, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, gjithashtu foli për ndojen që po i bëhet mjedisit dhe që është e lumtur që qeveria e saj është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image