Kërkohet censurimi i këngëve me tekste të papërshtatshme

Kultura January 23, 2019 - 21:24
Lexo Detajet

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kërkon iniciativë ligjore për ndalimin e këngëve që promovojnë lëndët narkotike

Nuk është e vetmja këngëtare që përmend substancat narkotike në këngët e saja.

Ka edhe shumë këngëtarë të tjerë, kryesisht të zhanrit RAP që  lavdërojnë lëndët narkotike nepër tekstet e tyre.

E një nga grupet më të njohura të muzikës moderne shkoi një hap më tutje.

Ata bënë videoklipin e njërës prej këngëve të tyre në Lazarat, vendin që njihet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në ballkan , e ku vështirë hynte edhe Policia.

Por rap artistët se patën telash një gjë të tillë.

E kjo gjuhë e artistëve, e ka irrituar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Prandaj, ai duke qenë pjesë Komisionit Për Shëndetësi ka propozuar një iniciativë ligjore që merrët pikërisht me përmbajtjen e teksteve të këngëve.

 “A mujm me bo një inicitivë ligjore me i cenzuru…”

Deputeti nga LDK thotë se ka këngë që promovojnë antivlerat.

Por, këtë ide të deputetit Avdyli e kundërshton menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti.

Ai thotë se një iniciativë e tillë është kthim në të kaluarën.

“Është kthim në kohën e komunizmit…”

Sahiti thotë se gjuha e repërve është një gjuhë më ndryshe se e zhanreve të tjera.

“Ka tekste që e lavdërojnë e që e shajnë mariuhanën…”.

Por, është sociologu Leutrim Sahiti që përkrah një ide të tillë të deputetit Avdyli.

Ai thtoë se gjuha të cilën këngëtarët e përdorin, imitohet nga fëmijët, e kjo sipas Sahiti mund të sjellë rreziqe.

Nuk dihet nëse këto tekste janë inspirim për të rinjtë që të drejtohen kah substancat narkotike, por numri i njerëzve që konsumojnë këto lëndë po rritet nga viti në vit.

Qendra Labirint në një përgjigje për T7 tregon se vetëm në vitin 2018 janë rreth 110 persona që kanë kërkuar ndihmë në shërimin nga varësia prej drogës.

E sipas tyre janë kryesisht të rinjtë nën 21 vjeç që po përdorin këto substance të dëmshme e posaçërisht marihuanën e kokainën, të cilave këngëtarët shqiptar u këndojnë.

">http://