Tenori kosovar poston foto emocionuese si ushtar në luftën e fundit dhe tash

Kultura January 23, 2019 - 16:08
Lexo Detajet

Në internet virale kohëve të fundit është bërë sfida ‘10yearschallenge’ ku përdoruesit po postojnë fotografi se si duken tash dhe si janë dukur para 10 vitesh.

E një sfidë më të veçantë e ka bërë tenori i njohur kosovar Ramë Lahaj, shkruan zeri.info.

Ai ka postuar fotografi kur ishte ushtar në vitin 1999 dhe 20 vite më pas si pjesëtar i Operas.

“Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s'shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue”, është porosia e Lahajt.

">http://