Nuk ka arkeologji pa bashkëpunim ndërkombëtar

Kultura January 21, 2019 - 12:53
Lexo më shumë detaje
Image

 Në kuadër të Seminarit të Antropologjisë 2018-2019, të organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, Christophe Goddard, profesori i antikës romake, historiani dhe arkeologu nga Qendra Kombëtare Franceze për Hulumtime Shkencore(CRNS/ENS), një institucion elitar i studimeve të avancuara në shkenca shoqërore dhe dije humane në Francë, ka mbajtur ligjëratë dhe tema e ligjëratës ka qenë mbi bashkëpunimin mes Francës dhe Kosovës në fushën e arkeologjisë, po ashtu ka përfshirë edhe paraqitjen e sistemit të studimeve të larta në Francë, mundësitë për bursa për studentët kosovarë të arkeologjisë dhe antropologjisë kulturore, bashkëpunimin mes CRNS, Departamentit të Antropologjisë dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës në gërmimet arkeologjike në parkun arkeologjik të Ulpianës, etj.

 Profesor Goddard ka folur edhe për historinë e bashkëpunimit të gjeneratave të ndryshme të arkeologëve të Francës dhe Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e nisur pikërisht në gërmimet arkeologjike në Ulpianë, menjëherë pas luftës.

Një ndër sintagmat kryesore që u theksuan në këtë ligjëratë ishte edhe theksi te bashkëpunimi ndërkombëtar.

 “Nuk ka arkeologji pa bashkëpunim ndërkombëtar”, tha profesor Goddard. Ai ka cilësuar se, ekipet e gërmimit arkeologjik, por edhe ato të analizave e interpretimit, përbëhen prej një numri të madh të profesionistëve të fushave të ndryshme, duke filluar prej kimisë e arkeobotanikës e deri te fotografia e animacioni 3D. Një vend i vogël si Kosova e ka të vështirë të zhvillojnë studimin arkeologjik pa bashkëpunime.

Profesor Goddard po ashtu ka folur edhe për bashkëpunimet ndërdisiplinore, si të frytshme në studimet arkeologjike. Sipas tij, bashkëpunimi mes arkeologjisë dhe antropologjisë kulturore është më se i nevojshëm dhe jashtëzakonisht frytdhënës në interpretimin arkeologjik.

Christophe Goddard theks i ka vënë edhe studimeve të reja në Ulpianë dhe tezat e reja për lokalitetin e Ulpianës, në bazë të gjetjeve të reja në gërmimet e fundit arkeologjike në kuadër të projektit të përbashkët me Departamentin e Antropologjisë dhe Institutin Arkeologjik të Kosovës. Këto gjetje janë identifikuar falë interdisiplinaritetit të projektit arkeologjik, ku kanë marrë pjesë kimistë e botanistë të njohur francezë.

Goddard njoftoi studentët e kolegët pjesëmarrës dhe për idenë e përbashkët (mes CRNS dhe Departamentit të Antropologjisë, Fakulteti Filozofik) për të përpiluar një kurs të përbashkët postdiplomik (MA) në arkeologji dhe antropologji, me fokus në trashëgiminë kulturore. Ky program është në fazën fillestare propozuese dhe do të diskutohet së shpejti si propozim zyrtar mes dy institucioneve. Përmes këtij programi MA studentët do të kenë mundësi të studiojnë në Francë dhe në Kosovë së bashku me studentët francezë, të cilët po ashtu do të kenë mundësi të studiojnë (sidomos në anën praktike) në Kosovë.

U theksua, po ashtu, se qeveria franceze, përmes ambasadës së saj, jep bursa specifike të nivel MA dhe PHD në fushën e antropologjisë, arkeologjisë e historisë antike, për studentët kosovarë, të cilët kalojnë pragun e testit të gjuhës frënge dhe kanë nota të mira. Deri tani dhjetëra studentë kosovarë kanë marrë bursa studimore për studime MA dhe PHD në Francë.

Ligjërata u mirëprit shumë nga pjesëmarrësit dhe pati diskutim të gjatë rreth temave të ngritura.