Isa Qosja nderohet për kontributin në fushën e artit

Kultura January 18, 2019 - 10:07
Lexo më shumë detaje

Të enjten Fakulteti i Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë i ka ndarë mirënjohje profesorit Isa Qosja në nderim të kontributit të tij të dhënë në fushën e artit, në veçanti në degën e regjisë. Siç mësohet, profesori Qosja është edhe njëri ndër themeluesit e Degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve në Pejë, kurse studentë e profesorë të këtij fakulteti e çmuan dhe vlerësuan punën e Qosjes.

Hysen Nimani, dekan i këtij fakulteti, në ceremoninë që është organizuar për ta dekoruar regjisorin ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj të bashkëpunojë me profesorin Qosja, duke theksuar në veçanti për mundësinë e jashtëzakonshme të studentëve që të përfitojnë nga ligjëratat e profesorit. “Kontributi i profesor Isa Qosja në themelimin e Degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve ka qenë thelbësor, për çka Universiteti ‘Haxhi Zeka’ i është mirënjohës profesor Qosjes. Puna dhe përkushtimi jetësor i profesorit Isa Qosja si dhe angazhimi i tij në Fakultetin e Arteve ka rezultuar me sukses, me ç’rast studentët e këtij fakulteti dhe përfitues të ligjërimeve të profesor Qosjës kanë arritur të fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare”, thekson Nimani.

Isa Qosja është autor i shumë filmave artistikë dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet “Proka”, pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare, laureat i çmimit të parë dhe të dytë në festivalin e filmit “Shpresat e Reja” në “Cannes Film Festival”.

Pos shumë filmave tjerë, Qosja ka realizuar edhe filmin artistik “Kukumi”. “Kukumi” është laureat i shumë çmimeve nëpër festivalet botërore. Po ashtu ka realizuar dhe filmin “Tri dritare dhe një varje” 2014, ku ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë