Alicia Keys, moderatore e çmimeve “Grammy 2019”

Kultura January 17, 2019 - 09:37
Lexoni më shumë lajme nga rajoni dhe bota

Alicia Keys do të jetë moderatore e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” këtë vit. “Unë e di se çfarë ndien kur je në skenë dhe do ta sjell atë energji”, tha fituesja 5 herë e “Grammy”-s në një deklaratë të martën, përcjell "Zëri.info".

 “Jam shumë e emocionuar që do të jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës, që feston kreativitetin, fuqinë dhe magjinë. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit”.

Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do të prezantojë një shfaqje.

Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë me 8 dhe 7 nominime respektivisht.

Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Çmimet “Grammy Awards” do të jepen në CBS më 10 shkurt. /ZERI