Margot Robbie në rolin e 'Barbie'-t

Margot Robbie në rolin e 'Barbie'-t

Kultura janar 11, 2019 - 10:23

Aktores së famshme Margot Robbie i është besuar një rol tejet i veçantë. Ajo do të portretizojë një nga kukullat më të dashura për fëmijë, kukullën “Barbie” në një film që do të realizohet së shpejti, shkruan zeri.info.

Ylli i “The Wolf Of Wall Street” dhe “Suicide Squad” gjithashtu do të jetë producente e projektit të madh, që do vijë si bashkëpunim midis studios së filmit të Hollywood “Warner Bros” dhe prodhuesit të lodrave “Mattel”. 28-vjeçarja tha se ishte e nderuar që mori rolin e “Barbie”-t, e cila është bërë një fenomen mbarëbotëror qëkur debutoi në Panairin Ndërkombëtar të Lojërave në Amerikë, në New York më 1959-n.

“Jam aq e nderuar të luaj këtë rol dhe të krijoj një film që unë besoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv mbi fëmijët dhe mbi publikun në mbarë botën”, tha aktorja. Kjo është hera e parë që kukulla do të vijë në film jashtë sferës si animacionit, por si personazh i vërtetë. Zëri