Cineplexx dhuron një Play Station 4 për premierën e BumbleBee!

Kultura December 17, 2018 - 16:36

Filmi "BumbleBee" është premiera e rradhës në Cineplexx, ku si çdo javë, do të jetë një ngjarje e cila bashkon të gjithë adhuruesit e filmit.

 

Për ta bërë këtë premierë edhe më të veçantë, Cineplexx do të dhurojë Play Station 4, tek një person fatlum. Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, thjesht duhet të jeni pjesë e kësaj premiere të filmit. Gjatë natës, menaxhmenti do t’i mbledh të gjitha biletat e personave, dhe tërheqja e shpërblimit do të bëhet të nesermen më 21 dhjetor në Facebook të “Cineplexx Kosovo”.

Eventi fillon prej orës 19:00, me 20 dhjetor dhe biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:00 në Cineplexx.

Image

Filmi ka të bëjë me personazhin më të dashur të franzhisës “Transformers”, ku shtjellohet origjina e këtij roboti-veturë. Me regji nga Travis Knight dhe aktorët si Hailee Steinfeld, Jorge Lendeborg Jr., Rachel Crow, Pamela Adlon, ky film po konsiderohet si filmi “origjinë” më I mirë në histori të “Transformers”, por njëkohësisht edhe një film që të gjithë adhuruesit e filmave aventurë/fantazi duhet ta shohin. Trailerin mund ta shikoni më posht:

 

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen: www.cineplexx-ks.eu