Libraria ‘Buzuku’ me pikë të re të shitjes

Kultura December 14, 2018 - 13:25

Dashamirëve të librit në Prishtinë u është shtuar edhe një pikë e re e blerjes ku mund të furnizohen  me libra. Një nga libraritë më të vjetra të qytetit, “Buzuku”, ka hapur dyert e pikës së re të shtijës, që ndodhet në qendrën tregtare “Albi Mall” në Veterrnik të Prishtinës, shkruan zeri.info.

Tash e tutje të gjithë ata që vizitojnë këtë qendër mund të gjejnë tek “Buzuku” titujt e fundit nga letërsia vendore dhe ndërkombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj librarie përfaqësuesit e saj dhe të shtëpisë botuese “Buzuku” janë zotuar se do vazhdojnë misionin e tyre për të sjellë librin sa më afër lexuesit. Zëri.