Libri ‘Kosovo’s independence..’ prezantohet në konventën e ASEEES në Boston të ShBA-ve

Kultura December 08, 2018 - 21:29
Lexo detajet!

Libri “Kosovo’s independence - In Compliance with the International Law”, i botuar ne formatin e një dosje argumentuese nga  Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës se Kosovës ne shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 8 vjet pas dhënies se mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është prezantuar ne mesin e shume titujve te ri ne forumin me te madh për botime dhe publikime  organizuar nga Shoqata për Studime te Evropës Lindore, Juglindore, Sllave dhe Euroaziatike, e qe mbahet ne Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Albana Pronjari, administratore ne Agjencinë për publikime  “Botimpex” nga Tirana, ka konfirmuar se libri “Kosovo’s independence - In Compliance with the Internacional Law” është pjesë e kontingjentit te librave nga rajoni, qe u  prezantua ne konventën e 50-te vjetore te këtij mekanizmi.

Sipas saj, libri është përzgjedhur dhe njëherit ka zgjuar interesim nga pjesëmarrësit ne këtë konventë, duke pasur parasysh përmbajtjen e tij, e cila korrespondon me një proces te rëndësishëm dhe te njohur ndërkombëtarisht.

Image

Ky libër i edituar nga Bujar Desku dhe në realizimin e te cilit kanë  kontribuar një ekip diplomatesh e zyrtarësh te MPJ-së, si para hyrje ka një adresim te zv.kryeministrit te parë dhe Ministrit te Punëve te Jashtme te Republikës se Kosovës Behgjet Pacolli, ndërkaq, për me tepër përmbledh të dhëna dhe analiza konkrete juridike  me përmbajtje të pasur dokumentesh të periudhave te hershme historike, por me fokus te shtuar te Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Duke vlerësuar paraqitjen e  librit ne ketë forum, Pronjari ka deklaruar se  ky forum është një mekanizëm jofitimprurës  me një traditë mbi 70 vjeçare dhe mbështet mësimdhënien, hulumtimin dhe botimin në lidhje me studimin e rajonit duke organizuar ngjarje ne formatin e Konventës Vjetore ndërkombëtare, ku qindra pjesëmarrës; studiues, profesionistë dhe studentë të diplomuar, vendas dhe ndërkombëtarë shkëmbejnë kërkime të reja dhe informacione  në baza te përhershme.

Shoqata qe organizon këtë forum aktualisht është e vendosur  në Universitetin e Qendrës për Studime Ndërkombëtare ne Pittsburgh.