100 Valbona vizitojnë Valbonën

Kultura December 08, 2018 - 18:38
Lajmet e fundit nga kultura

Rreth 100 vajza dhe gra nga Kosova të cilat quhen Valbona kanë vizituar këtë të shtune Valbonën e Shqipërisë, shkruan “Zeri.info”.

Kjo vizitë u mundësua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Ambasadori Qemal Minxhozi tha për “Zëri.info” se do vazhdojnë të angazhohen edhe të organizojnë sa më shumë aktivitete që i afrojnë të dyja vendet tona. 

Nën patronatin e kësaj Ambasade muaj më parë u organizuan edhe vizitat e 40 Sarandave në Sarandë dhe Vlorave në Vlorë. Zëri