Ceca në Kosovë, thirrje të mos lejohet ardhja e saj

Kultura December 07, 2018 - 21:45
Lexo tjera detaje

Ceca është njëra ndër këngët që pritet ta performojë në veri. Por duket se kjo mbetet vetëm dëshirë e këngëtares serbe dhe adhuruesve të saj.

Institucionet e Kosovës, kanë paralajmëruar t’ia ndalojnë hyrën Sfetllana Razhnjatoviq e njohur si Ceca.

Në veri, me organizim të komunës paralele, po bëhen gati për ta pritur ish-bashkëshorten e Zhellko Raznjatoviq – Arkan.

Kënëgëtrja e turbo-folkut, ka thënë se nuk frikësohet të hyjë në Kosovë, pavarësht krimeve që janë kryer nga ish-bashkëshorti i saj.

Mirëpo, Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës në Kosovë ka dalë kundër performancës së Cecës në Veri të Mitrovicës.

Përmes telefonit, ai tha për T7 se autoritetet përkatëse duhet të ia ndalojnë hyrjen në Kosovë.

Në Ministrinë e Brendshme nuk kanë folur për këtë çështje. Edhe policia e Kosovës në Mitrovicë ka thënë se është gati për koncertin e këngëtares serbe.

Pavarësisht kush do ta mbajë atë, policia, sipas Besim Hotit, do të ndërmarrë masat e sigurisë, dhe te ruaj rendin dhe qetësinë publike.

Para disa ditësh institucionet e Kosovës kanë ndalur disa sportist serbë të cilët nuk kanë marrë leje nga federata. Lëvizjet mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht profileve, janë vështirësuar që nga koha kur Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100 për qind produkteve serbe.