Zhgënjimi i aktorit kosovar: ‘Hala po pres mu zgju prej gjumit me e pa që Kosova është shtet normal’

Kultura December 06, 2018 - 09:34
Lexo tjera detaje

Të hënën Kosovës nuk iu dha një lajm i mirë, shkruan GazetaBlic.

Pas shumë përpjekjeve, Kosova nuk arriti ta fitoj liberalizimin  e vizave.

Mos liberalizimi, ka shkaktuar një frustrim dhe pakënaqësi të madhe si të qytetaret po ashtu edhe artist njëherësh fytyra të njohura publike.

Ishte aktori Shkumbin Istrefi, i cili ka reaguar lidhur me liberalizimin e vizave.

Përmes një statusi në llogarinë e tij ‘Facebook’ ai tregon se është i zhgënjyer, krejt këtë gjendje e quan si ëndërr të keqe, e për të cilën pret një ditë të zgjohet.

Shikojeni postimin e plotë:

‘Une ende jam ne pritje me u zgju nga gjumi edhe me e pa qe, ne fakt, Kosova eshte shtet normal, i nje populli qe ka vuajtur shume dhe ia din vleren shtetit qe e ka fituar (me gjak e me perkrahje te botes), i udhehequr nga politikane qe se paku jane normal (se te dijshem eshte luks), dhe qe situata ne te cilen jemi eshte vetem nje enderr e keqe dhe e trishtueshme.
Ma reale po me duket qe momentalisht jemi ne gjume, sepse eshte e pabesueshme qe jemi te zgjuar’.

Shikojeni postimin e aktorit edhe në ‘Facebook‘