700 mijë objekte artistike në Muzeun Kombëtar të Suedisë

Kultura December 05, 2018 - 10:17

Që nga viti 2013 Muzeu Kombëtar i Suedisë është mbyllur për një renovim të mbikëqyrur nga arkitektët suedezë, Gert Wingard dhe Erik Wikerstal. Ai është përgatitur të rihapet pas pesë vjetëve.Nga hapja e tij në vitin 1886 ky muze u cilësua si njëri nga muzetë më modernë në Evropë. Por, pas 150 vjetësh, teknologjia e vjetruar dhe hapësira e humbur për zyrat dhe magazinimin e kufizuan fuqishëm potencialin për muze për të shfaqur koleksionin e saj në klasën botërore, shkruan sot gazeta "Zëri".

Sipas “The New York Times”, riparimi i muzeut kushtoi 132 milionë dollarë dhe se kërkonte të vendoste më shumë koleksionin e muzeut në ekran dhe të përputhej me sigurinë, qasjen, sigurinë nga zjarri dhe kontrollin e klimës së një institucioni modern.Arkitektët bëjnë të ditur se rinovimi i ndërtesës kushtoi 132 milionë dollarë dhe ka

pothuajse 50 hapësira zyre, një studio ruajtjeje dhe më shumë se 3.000 metra katrorë magazinimi, të cilat janë gdhendur nga brendësia e muzeut gjatë viteve dhe janë hequr.Arkitekti suedez Wingard në një intervistë tha se hapësirat publike në muze janë 30 për qind më të mëdha, kurse tani mund të shfaqë 5.200 objekte, duke i krahasuar me rreth 1.700 para rinovimit, edhe pse kjo është ende pjesa më e vogël e koleksionit të muzeut.

Fredrik Eriksson, i cili ka mbikëqyrur rinovimin, tha se vendosja e më shumë koleksioneve ishte një prioritet për zyrtarët qeveritarë që e financuan atë.Eriksson tha se duke e bërë muzeun të qasshëm për një audiencë më të gjerë, veçanërisht për të rinjtë, ishte gjithashtu një prioritet, duke filluar me nivelin e hyrjes.

Muzeu përmban një skemë të theksuar ngjyrash që Gert Wingard, njëri nga arkitektët përgjegjës për renovimin e saj, e përshkroi për “The New York Times” si “pak të pazakontë për një kontekst nordik”. Bëhet e ditur se niveli i hyrjes do të jetë i hapur për publikun pa pagesë. “Unë imagjinoj se kjo hapësirë ëmund të bëhet një qendër sociale për njerëzit kulturorë në Stokholm. Me ndërtesën e magazinimit në oborr dhe zyrave të tjera të larguara mysafirët tani mund të lëvizin pa pengesa nëpër galeritë rreth perimetrit të muzeut, siç bënë në shekullin e 19-të, tha  Eriksson.

Koleksionet e muzeut përbëjnë rreth 700.000 objekte, që përfshijnë piktura, skulptura e vizatime, të cilat përfshijnë mesjetën e vonë deri në fillim të shekullit të 20-të. Koleksioni i artit dhe dizajnit të aplikuar përmban objekte nga shekulli i 16-të deri në ditët e sotme.

Ekspozitat e hapjes përfshijnë ekspozitën e parë të John Singer Sargent në rajonin nordik dhe “Stories Design”, një pamje e peizazhit të tanishëm të dizajnit në Suedi, ku nëpërmjet tregimeve dhe objekteve do të punojnë 10 projektues të shquar, që të gjithë janë femra.Zëri