Ambasadorja Shala organizon event mode për personat me nevoja të veçanta

Kultura December 04, 2018 - 09:42
Lexo Detajet

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala organizon për herë të parë në Kosovë eventin e modës për persona me nevoja të veçanta “E BUKURA FILLON ME NE”

Ky event që organizohet për herë të parë në Kosovë, në bashkëpunim me dizajnerët më eminent vendor si: Drenusha Xharra, Diana Qerimi, Etnik Shala, Enkelejda Shatri, Lia Stublla, Labinot Gashi, Mia Matin, Shema Sahiti, Valdrin Sahiti dhe Valon Pestisha, kreacionet e të cilëve do të prezantohen ekskluzivisht vetëm nga këta persona, ka për qëllim krijimin e  mundësisë së shfaqjes së talentit të këtyre personave në këtë fushë. Mbi të gjitha, fokus kryesor ka ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë sonë se edhe këta persona që kanë aftësi ndryshe duhet dhe mund  të jenë te integruar edhe në fushën e modës, dhe krijimin e një pozite të barabartë të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Përzgjedhja e modeleve pjesëmarrës është bërë në bashkëpunim me organizatat: Handikos, Down Syndrome Kosova, Autizmi dhe Rrograek.

Eventi mbahet të premtën me dt. 7 dhjetor në Swiss Diamond Hotel Prishtina ndërsa transmetohet në tërësi në Radio Televizionin e Kosovës me 10 dhjetor me fillim nga ora 20:00.