Panairi që po mundëson 'bashkimin kombëtar' përmes dijes

Kultura November 26, 2018 - 21:25
Lexo Detajet

Punimet më të mira të nxënësve nga Lugina e Preshevës, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi në lëndët Matematikë, Fizikë, Kimi, Teknologji e në Art do të prezantohen në Panairin e Shkencës dhe Kulturës që do të mbahet më 28, 29 dhe 30 nëntor në Palestrën “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri.

Ky organizim i Lëvizjes “Koha”, ka risi këtë vit numrin e rajoneve të cilat përfaqësohen, numrin e shkollave të cilat janë mëse 20 dhe eksperimentet e shumta në lëndët shkencore, transmeton zeri.info.

Lideri i projektit, Qëndrim Uka, tha se ky panair mundëson bashkimin kombëtar përmes dijes

“Ky panair i dedikohet punimeve praktike të nxënësve të dalluar nga shkollat e mesme të larta-gjimnaze, shkolla të mësme teknike dhe profesionale, shkolla të mesme të mjeksis dhe shkolla të ndryshme të artit dhe  përfshinë të gjitha komunat e Kosovës si dhe disa komuna nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Ardhja në këtë projekt e qytetarëve ka rëndësi të madhe, sepse kështu ne duke larguar kufinjtë po i afrojmë territoret, ndërsa cdo prezencë në këtë bashkim kombëtar do të thotë mbështetje dhe përkrahje për gjithë vullnetin rinor”

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë nga ora 10:00 në 15:00./ZERI