Për herë të parë një amerikane merr Nobelin për kimi

Kultura October 03, 2018 - 23:22
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Për herë të parë në historinë 117-vjeçare të Çmimeve Nobel, një grua amerikane të mërkurën iu dha çmimi për kimi, një fitore që vetëm kartër gra të tjera në botë e kanë fituar.

Ja një përshkrim i shkurtër se kush është Frances Arnold dhe se zbulimi i saj, në ndryshimin dhe krijimin e enzimeve ka qenë vitale në çdo gjë, nga ilaçet e reja në lëndë djegëse të rinovueshme, njofton Klan Kosova.

Kush është Frances Arnold?

Arnold, 62 vjeçe, është profesoreshë amerikane e inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.

Ajo ka studiuar inxhinieri në Universitetin Princeton dhe ka marrë doktoraturën e saj nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

US biochemical engineer Frances Arnold poses after she received the Millennium Technology Prize 2016 in Helsinki, Finland, on May 24, 2016.
Arnold won the million-euro technology prize for her work on “directed evolution”. / AFP / Lehtikuva / Heikki Saukkomaa / Finland OUT (Photo credit should read HEIKKI SAUKKOMAA/AFP/Getty Images)

Zbulimi i saj ishte për kryerjen e evolucionit të parë të drejtuar nga enzimat.

Kjo piketë shkencore i lejon kimistëve të ndryshojnë enzimat në mënyra për t’i dhënë atyre aftësi të reja ose për të përmirësuar performancën e tyre.

“Evolucioni i drejtuar më lejon të rishkruajë kodin e jetës dhe veçanërisht ta bëjë për të zgjidhur problemet njerëzore”, tha Arnold për punën e saj.