Mësoni si t’i blini më lirë biletat për festivalin e Dua Lipës

Kultura July 02, 2018 - 16:01

Me afrimin e muajit gusht po afrohet edhe festivali “Sunny Hill” i cili do të organizohet në Prishtinë nga këngëtarja e famshme Dua Lipa, shkruan zeri.info.

Biletat për festivalin që do të mbahet më 10,11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë tashmë janë në shitje dhe kushtojnë nga 55 euro të thjeshtat, e deri në 250 euro ato VIP.

Por tashmë ekziston një mundësi përmes së cilës mund t’i blini këto bileta treditore më lirë. Organizatorët e festivalit kanë vënë në shitje biletat grupore. Përmes kësaj oferte një grup prej 3 e më tepër personash mund të blejnë biletën me çmim 45 euro për secilin kurse për një grup me gjashtë persona, apo më shumë, bileta do të kushtojë 40 euro për secilin.

Për më shumë detaje rreth shitjes së biletave mund të vizitoni faqen zyrtare të festivalit “Sunny Hill” duke klikuar KETU:

Zëri