Gratë lexojnë për Gjergjin

Kultura July 02, 2018 - 11:24

Mbështetur në idenë e krijueseve Dije Demiri- Frangu dhe Ilire Zajmi dhe me përkrahjen e Sekretariatit të Zyrës së Republikës së Kosovës, më 5 korrik, e enjte, në ora 11, në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", në Prishtinë, do të mbahet një orë letrare me moton "Gratë për Gjergjin".

Kjo orë letrare, ku punimet e tyre do t'i lexojnë femrat krijuese si Edi Shukriu, Naime Beqiraj, Albina Idrizi, Leonora Brucaj, Dije Demiri -Frangu, Ilire Zajmi, Donika Dabishevci, Sibel Halimi, Tinka Kurti dhe Valentina Saraçini, mbahet në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përkatësisht në kuadër të manifestimeve të këtij viti të shpallur si viti i Skënderbeut.

Viti i Skënderbeut, përkatësisht manifestimet për të janë në koordinim të plotë mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.